Thasë me pleh e kokainë, pamje me dron nga operacioni

Policia e Shtetit publikon pamje të megaoperacionit antidrogë të koduar “Konsistenca” zhvilluar nga Policia e Shtetit, nën drejtimin e SPAK, dhe në bashkëpunim me Policinë malazeze dhe agjencitë e tjera ligjzbatuese.

Nga videoja dukte se thasët me pleh ku dyshohet se ndodhet dhe kokaina ishin vendosur në oborr dhe mbuluar me plasmas.

Në operacionin për të goditur një grup të strukturuar kriminal në fushën e trafikimit të drogave të forta kokainë u angazhuan një numri të konsiderueshëm të oficerëve të policisë gjyqësore dhe të agjentëve gjyqësorë.

Deri tani u ekzekutuan urdhërarrestet për 10 shtetas, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, kryer në formën e grupit të strukturuar kriminal.

Gjithashtu, strukturat e Policisë kanë kryer kontrollin e 14 ambienteve, në qytete të ndryshme (Tiranë, Lushnjë dhe Fier), dhe si rezultat, janë sekuestruar: 6 armë zjarri, 2 armë gjahu, municion luftarak, rreth 16 000 euro dhe 20 paleta me rreth 24 ton “pleh artificial”, brenda të cilit, ekzistojnë dyshime të arsyeshme, të bazuara në prova se gjendet një sasi prej rreth 430 kg lëndë narkotike kokainë, vlera e së cilës, referuar shitjes në tregun me pakicë, kap shifrën rreth 40 milionë euro.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Drejtues Madhor Muhamet Rrumbullaku nëpërmjet një mesazhi, ka falënderuar të gjithë trupën policore të angazhuar për finalizimin me sukses të këtij megaoperacioni.

“Ky megaoperacion tregoi integritetin dhe profesionalizmin e strukturave policore, në luftën pa kompromis ndaj fenomeneve kriminale”/oranews

Artikuj të ngjashëm

Shikoni Gjithashtu
Close
Back to top button