The Weeknd bën gjestin e ëmbël për fansin 6 vjeçar

Interneti edhe një herë dëshmoi magjinë.
Fansi i The Weeknd pati eksperiencën më të mirë ndonjëherë.
Javën e kaluar, Phoenix Prince(6 vjeç) dhe babai i tij Blake Prince shkuan për të ndjekur koncertin e The Weeknd në Filadelfia dhe për ta takuar atë në prapaskenë.
6 vjeçari u mërzit pasi Abel u detyrua ta ndërprejë mbrëmjen muzikore për një natë tjetër.
Në fotografitë që qarkulluan në rrjete sociale, ai u pa duke qarë, i veshur me një kostum të kuq të cilin e veshi The Weeknd në “Blinding Lights”.
“Hyra në derë dhe telefoni sa nuk shpërtheu, thash ‘çfarë po ndodh?!’ Mora mesazhe, lexova fjalë për fjalë qindra prej tyre ..”, rrëfen Blake.
Pasi ra në kontakt me ekipin e tij, Blake rrëfen se menaxheri i The Weeknd ia aranzhoi një fluturim të klasit të parë dhe i vendosi në një hotel.
Më vonë ata kuptuan se këngëtari dëshiron t’i takojë ata.
Dyshja kaluan gjysmë ore me Abel, më pas ndoqën shfaqjen e tij.
Performanca e The Weeknd në Toronto fillimisht ishte caktuar të ishte nata e hapjes për turneun e tij “After hours till Dawn” në Rogers Centre. Megjithatë, për shkak të një ndëprerjeje të Rogers Wireless, transportuesi më i madh me valë në Kanada, shfaqja u shtye./21Media

Back to top button