Theret me thikë një 19 vjeçar në Drenas

 

Një 19 vjeçar është therur me thikë sot rreth orës 13:00 në afërsi të stacionit të autobusëve në Drenas. Rastin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Bazuar në informacionet e para dyshohet se një person mashkull 19 vjeç, ka marrë plagë nga një mjet i mprehtë dhe i njëjti është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor”, ka thënë Ahmeti.

QKUK për portalin rtv21.tv ka konfirmuar se kanë pranuar viktimën nga Drenasi dhe është jashtë rrezikut për jetë.

Lidhur me këtë rast policia ka identifikuar dy persona të dyshuar dhe është në kërkim të tyre.

Aktualisht po vazhdon puna për ndriçimin e rrethanave dhe motiveve që karakterizojnë ngjarjen./21Media

Back to top button