Theret me thikë një infermier në QKUK

 

Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës njoftoi se sot pas orë 14:00 është sulmuar me thikë, në Klinikën e Urologjisë, infermieri F.B.

Sipas ShSKUK-së, sulmi ka ndodhur, derisa infermieri po kryente punën e tij. Infermieri pritet t’i nënshtrohet intervenimit kirurgjik, dhe për rastin është informuar edhe Policia e Kosovës.

“ShSKUK shpreh indinjatën e thellë për këtë rast dhe dënon ashpër sulmet ndaj mantelbardhëve të cilat janë të pa pranueshme. Ofendimet, dhuna, e deri tek sulmet fizike, të tilla si ky i ditës së sotme ndaj mantelbardhëve ka pasur në vazhdimësi, andaj ju bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve të respektojnë punën e mantelbardhëve, ndërsa sulmuesit e tillë të marrin pergjigjen e merituar nga organet kompetente. Është koha e fundit që sulmet e tilla të ndalen njëherë dhe përgjithmonë ndaj punëtorëve shëndetësorë”, thuhet në reagimin e ShSKUK-së. /21Media

Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës, është njoftuar se, sot në vendin e tij të punës është sulmuar me…

Posted by QKUK- Shskuk info on Saturday, September 26, 2020

Back to top button