Theret me thikë një person ne Lipjan, Policia jep detaje për RTV21

Një person është ther me thikë gjatë ditës në Lipjan. Policia e Kosovës ka informuar se rasti ka ndodhur në rrugën “Avdi Kelmendi”.

Për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës Flora Ahmeti.

“Në Lipjan ka ndodhë një lëndim trupor ku dyshohet se me mjet të mprehtë është lënduar një person. Me rastin po merren njësitet përkarëse”, tha Ahmeti.

Bëhet e ditur se viktima është dërguar për trajtim në QKUK.

Policia ka njoftuar se me rastin po merren njësitet përkatëse./21Media

Back to top button