Thyen rekordin e Guinness me vendosjen e bonboneve mbi njëra-tjetrën
Sa orë do të duhej që ju të thyeni këtë Rekord Botëror Guinness me pesë bonbone M&M?
Inxhinieri britanik Will Cutbill u fut në librin e rekordeve Guinness. Ai arriti të vendoste pesë bonbone ‘’M&M’’ mbi njëra-tjetrën.
Cutbill tha se iu deshën orë të tëra në përpjekje për vendosjen e këtyre bonboneve, transmeton rtv21.tv.
Gjendja pandemike në Britani e ndihmoi ta bënte ëndrrën e tij realitet për ta futur emrin e tij në Librin e Rekordeve Botërore Guinness.
“Ishte gjatë bllokimit të tretë në janar. Isha në dhomën e ndenjes, duke ngrënë M & Ms dhe isha tepër i mërzitur dhe thjesht vendosa të shoh sa prej tyre mund të grumbulloja njëra mbi tjetrën. Fillova të mendoj, pyes veten nëse ka një rekord botëror për këtë, kështu që e kërkova në internet dhe zbulova se më shumë që dikush kishte grumbulluar ishte katër”, tha ai.
Grumbullimi i pesë M&M nuk tingëllon shumë, por ishte gati e pamundur të arrihej. Kush e di, mbase ai do të provojë për gjashtë tani!/21Media
