Tifozët e Realit i dhuruan një trofe të veçantë Luka Modriq

Luka Modriq është i preferuari i tifozëve të Real Madridit dhe tani është konfirmuar edhe një herë.
Komuniteti i tifozëve të mbledhur në rrjetin social Twitter të quajtur Madrid Xtra e shpalli Luka Modriq lojtarin që ishte më i qëndrueshëm në formë gjatë vitit të kaluar.
Tifozët e Realit janë të kënaqur me formën e kapitenit të kombëtares kroate dhe përkushtimin e tij në punë dhe mënyrën se si ai i afrohet ndeshjeve. Modriq udhëhoqi Realin në fitimin e dy trofeve më të rëndësishëm sezonin e kaluar, Ligën e Kampionëve dhe kampionatin spanjoll, dhe në 46 paraqitje ai shënoi tetë gola me nëntë asistime.
Modriq i gëzoi tifozët edhe që u kthye shpejt në stërvitje pas një pushimi të shkurtër me familjen pas përfundimit të Kupës së Botës dhe ishte në skuadrën më të gjerë kundër Valladolidit.
Siç pritej, tifozët i dhanë titullin e lojtarit më të mirë Karim Benzema, mbrojtësi më i mirë është Eder Militao, heroi i pakënduar është Rodrygo, lojtari më i mirë i ri është Vinicius Junior, goli më i mirë është shënuar nga i njëjti lojtar kundër Manchester Cityt dhe ndeshja e kthimit ndaj skuadrës së Guardiolës u shpall ndeshja më e mirë.

Back to top button