Osmani uron Suedinë: Presim bashkëpunim për ta sjellë Kosovën më afër BE-së

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka uruar Suedinë për marrjen e kryesimit të Presidencës së radhës të Bashkimit Evropian (BE).
“I urojmë partnerët tanë suedezë, presidencë të suksesshme në Këshillin e BE-së. Mezi presim të punojmë së bashku për të përmbushur objektive tona të përbashkëta, për ta sjellë Kosovën më afër BE-së dhe për të forcuar unitetin kundër përpjekjeve për të minuar vlerat dhe interesat tona të përbashkëta”, ka shkruar Osmani në Twitter.
Ndryshe, Suedia sot më 1 janar merr kryesimin e Presidencës së radhës të Bashkimit Evropian (BE) e cila ndryshon një herë në 6 muaj. Presidencën e BE-së të njohur edhe si Presidenca e Këshillit të BE-së, Suedia do ta marrë nga Çekia./21Media

Back to top button