Tom Ford prezantoi koleksionin e ri pranverë-verë 2023 

Në javën e modës në New York, freski me koleksionin e ri solli edhe disenjatori amerikan, Tom Ford.
Ky disenjator, për krijimin e këtij koleksioni u inspirua nga veshjet e viteve të 80-ta. Veç veshjeve, modelet në skenë prezantuan edhe stilin e flokëve të viteve të 80-ta.
Veshjet ishin me ngjyra të ndritshme.
Ford, për këtë revy mode realizoi edhe veshje për meshkuj, për të cilat po ashtu u inspirua nga stili i veshjeve të viteve të 80-ta.
Tom Ford, markën e veshjeve me emrin e tij e ka lansuar në vitin 2005. Para këtij viti, ai ka krijuar veshje për Guçin e Yves Saint Laurent.
Ford është kryetar i Bordit të Këshillit të Disenjatorëve të Modës në Amerikë./21Media

Back to top button