Torres: SHBA të kenë rol qendror në mbështetje të dialogut

(Lajm i përditësuar)
Ritche Torres: SHBA-të duhet të kenë rol më qendror për ta mbështetur dialogun

Kongresisti amerikan demokrat, Ritchie Torres në një intervistë për “21 Drejtpërdrejt” në RTV21 tha se nuk ka zëvendësues për rolin e SHBA-ve për procesion e dialogut.
“SHBA-të duhet të kenë rol më qendror për ta mbështetur dialogun, Evropa është duke marrë rol më të madh në këtë rast, unë mendoj se SHBA-të duhet të kenë rol më shumë dhe nuk ka zëvendësues për rolet e SHBA-ve për këtë aspekt”, tha Torres.

Ritche Torres: Kritikat kanë qenë të drejtuara më shumë ndaj Kosovës sa i përket targave
Në një intervistë për “21 Drejtpërdrejt” në RTV21 kongresisti amerikan demokrat, Ritchie Torres tha se SHBA-të duhet të luajnë rol më të madh në dialog, teksa shtoi se duhet të ketë kritika në drejtim të Serbisë për rolin që po e luan në çështjen e targave.
“SHBA-të duhet të luajnë rol më të madh, kritikat kanë qenë të drejtuara vetëm në një drejtim kanë qenë të drejtuara dukshëm më shumë te Kosova për shkak të targave, duhet të ketë kritika në drejtim të Serbisë me rolin që po e luan në çështjen e targave në mos respektimin”, deklaroi Torres.

Plani Franko-Gjerman, Ritche Torres: E përkrahë çdo plan që drejton në njohjen e Pavarësisë së Kosovës nga Serbia

Duke komentuar planin Franko-Gjerman për dialogun e Kosovës me Serbinë, Torres tha se ai e mbështet çdo plan që drejton në njohjen e Pavarësisë nga Serbia.
“Unë përkrahë çdo plan që drejton në njohjen e Pavarësisë nga Serbia, në njohjen e Kosovës nga secili vend anëtar i Unionit Evropian, BE-ssë dhe respekton sovranitetin e  territorit të Kosovës”, tha Torres
Sa do jetë sfiduese anëtarësimi i Kosovës në NATO sipas Ritche Torres?
Në një intervistë për “21 Drejtpërdrejt” në RTV21 kongresisti amerikan demokrat, Ritchie Torres foli edhe procesin e antarësimit të Kosovës në NATO.
“Shpresa është që procesi i paqes të drejtoj deri tek njohja e ndërsjellët ndërmjet dy shteteve e më pas kjo mund ta na drejtoj në antarësimin e Kosovës në NATO. Dhe është e qartë që njerëzit këtu janë afektuar shumë nga lufta e viteve të  90-ta dhe mënyra për tu dhënë siguri dhe për ta parandaluar çdo agresion të Serbisë ndaj Kosovës është anëtarësimi i Kosovës në NATO”, tha Torrres.

Torres për RTV21: SHBA-të të kërkojnë më shumë përgjegjësi nga Serbia
Kongresisti amerikan, Ritchie Torres në një intervistë për RTV21 tha se SHBA-të duhet të kërkojnë më shumë përgjegjësi nga Serbia.
“Ashtu siç e thash SHBA-të duhet të kenë rol më të madh në procesin e dialogut dhe duhet ta mbajnë përgjegjëse Serbinë për moszbatimin e marrëveshjeve për të cilat ajo ka dhënë zotimin e vet. Prandaj, SHBA-të duhet të kërkojnë më shumë përgjegjësi nga Serbia që t’i implementojë marrëveshjet për të cilat ajo tashmë është pajtuar me Kosovën”, tha kongresisti amerikan.

17:35 Torres: SHBA dhe Kosova kanë miqësinë më të fortë në botë
Kongresisti amerikan demokrat, Ritchie Torres në një intervistë për “21 Drejtpërdrejt” në RTV21 u shpreh edhe njëherë se lidhja ndërmjet SHBA-ve dhe Kosovës është “shumë e fortë”.
Ai tha se demokracia e Kosovë është e fuqishme duke theksuar se është i impresionuar.
“Vizita ime këtu ka të bëjë me miqësinë ndërmjet Kosovës dhe SHBA-ve që është një prej miqësive më të forta në botë. Dua të përçoj një mesazh te populli i Kosovës se: Kosova nuk ka aleat më të fortë se SHBA-në dhe SHBA-ja nuk kanë aleat më të fortë sesa Kosovën”, tha ai./21Media

Back to top button