Ambasadori i Kosovës në Belgjikë tregon çka propozoi Kurti në takim

Ambasadori i Kosovës në Belgjikë, Agron Bajrami ka thënë se në takimin urgjent të dialogut të thirrur nga, Josep Borrell, Kosova propozoi të pezullojë fazat e mëtejshme të konvertimit të targave, në këmbim të Serbisë që të ndalojë lëshimin e targave të paligjshme dhe BE-ja të fillojë procesin e bisedimeve bazuar në propozimin e fundit të mbështetur nga GER & FRA.
“Në takimin urgjent të dialogut të thirrur nga, Josep Borrell, Kosova propozoi të pezullojë fazat e mëtejshme të konvertimit të targave, në këmbim të Serbisë që të ndalojë lëshimin e targave të paligjshme dhe BE-ja të fillojë procesin e bisedimeve bazuar në propozimin e fundit të mbështetur nga GER & FRA. Çuditërisht, kjo u refuzua!”, ka shkruar Bajrami në Twitter./21Media

Back to top button