Tottenhami dhe Juventusi në bisedime për yllin suedez

 
Skuadra londineze Tottenham Hotspur është në kontakte direkte për sulmuesin anësore Dejan Kulusevski, raporton gazetari i njohur Fabrizio Romano.
Raportohet se Tottenham ka propozuar një marrëveshje huazimi për yllin suedez, ndërsa Juventusi dëshiron të përfshijë edhe opsionin me të drejtë blerje.
Po ashtu, Tottenham ka shprehur interesim edhe në mesfushorin Rodrigo Bentancur, për ta transferuar atë në Londër në formë huazimi, por gjigandi italiani e ka refuzuar këtë ofertë.
Që prej transferimit te Juventusi, Dejan Kulusevski ka arritur të bëjë 74 paraqitje për gjigandin italian, duke regjistruar nëntë gola dhe 10 asistime mbi emrin e tij.

Back to top button