“Trafiku Urban” del me sqarim pas vdekjes së një gruaje në autobus

(Lajm i përditësuar)


Ndërmarrja publike “Trafiku Urban” ka dhënë detaje lidhur me rastin e gruas së alivanosur brenda një autobusi, e cila më pas ka vdekur gjatë së shtunës.

Sipas reagimit të “Trafikut Urban”, rasti ka ndodhur rreth orës 12:13 në linjën 3C.

“Në bazë të videoincizimeve të nxjerra nga kamerat e autobusit dhe raportit të punëtorëve që ishin në autobus, vërehet se qytetarja në fjalë ka hyrë në autobus së bashku me një qytetare tjetër nga dera e parë dhe është ulur në karrigen e parë në anën e djathtë të autobusit në krah me derën e hyrjes. Pasi që është ulur, qytetarja alivanoset dhe konduktori reagon menjëherë, duke ofruar ndihmë dhe njoftuar shërbimin e ndihmës së shpejtë, të cilët kanë arritur për 4 minuta në vendngjarje”, thuhet në njoftimin e ndërmarrjes.

Më tej thuhet se autobusi ka qenë i ndalur në stacion kur ka ndodhur rasti, ndërsa prezentë ishin rreth 17 qytetarë.


Vdiq një grua pasi u alivanos brenda autobusit urban në Prishtinë

Një grua ka vdekur të shtunën në Prishtinë, pasi është alivanosur në një autobus urban.

Policia ka njoftuar të dielën se viktima është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), ku është konstatuar vdekja e saj nga ekipi mjekësor.

Rasti ka ndodhur rreth orës 12:26, ndërsa shkaqet e vdekjes nuk dihen.

Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion./21Media

Back to top button