Tragjedi në familjen shqiptare në Gjermani, babai vrau dy fëmijët, plagosi gruan dhe u vetëvra

Dy fëmijë, 11 dhe 13-vjeçarë, janë vrarë nga të shtënat me armë prej babait të tyre në Glinde afër Hamburgut në Gjermani.
“Bild” raporton se bëhet fjalë për një familje shqiptare.
Tutje raportohet se babai 44 vjeçar, Flamur R. i kishte qëlluar të dy fëmijët me armë zjarri në kokë, transmeton rtv21.tv.
Pak metra më tutje Flamur R. (44), babai i djemve u gjet po ashtu i vdekur. Arma e dyshuar ishte shumë afër. Gruaja dhe nëna Advije R. (38) është plagosur rëndë në spital e cila po ashtu edhe ajo është qëlluar me armë zjarri.
Babai, mësohet se ishte gjaknxehtë, sipas fqinjëve. Ai kishte kërcënuar edhe në të kaluarën të afërm të cilët kanë denoncuar në polici.
Komisioni i vrasjes K1 ka marrë përsipër rastin dhe po heton gjurmët./21Media

Back to top button