Mbi 1 mijë e 600 femra e 463 meshkuj viktima në familje

Nga janari deri në tetor të këtij viti janë raportuar 1988 raste të dhunës në familje, viktima femra kanë qenë 1602, ndërsa viktima meshkuj 463. Kështu ka bërë të ditur Policia e Kosovës për rtv21.tv, e cila ka informuar se numri total i viktimave gjatë kësaj periudhe ka qenë 2065.
Sipas të dhënave të PK-së, në vitin 2020, janë raportuar 2069 raste të dhunës, 1636 kanë qenë viktima femra, ndërsa viktima meshkuj 465. Ndërkaq, numri total i viktimave gjatë vitit të kaluar ka qenë 2101.
Gjatë vitit 2019, janë raportuar 1915 raste të dhunës. Sipas policisë, viktima femra kanë qenë 1593, ndërsa viktima meshkuj 385. Numri total i viktimave ka qenë 1978. Ndërsa, gjatë vitit 2018, në polici janë raportuar 1534 raste të dhunës në familje, viktima femra kanë qenë 1228, ndërsa viktima meshkuj 334. Ndërkaq, numri total i viktimave gjatë këtij viti ka qenë 1562, shkruan rtv21.tv
Rastet e dhunës në familje, sipas PK-së, në secilin stacion policor trajtohen nga zyrtarë policorë që kanë kryer trajnime shtesë për raste të tilla, por rastet e tilla gjithashtu trajtohen në bashkëpunim të ngushtë me Qendrat për Punë Sociale, Mbrojtësit e Viktimave dhe natyrisht me organet e drejtësisë. Sidomos, raste kur janë të përfshirë fëmijët si viktimë prania e punëtorit të QPS-së është e domosdoshme./21Media

Back to top button