Tragjedi në Ulqin, mbytet një 12 vjeçar nga Prizreni

Një djalë 12-vjeçar nga Prizreni është mbytur të mërkurën (3 gusht) rreth orës 15:00 në plazhin e Velikës në Ulqin.
Pas mbërritjes në vendngjarje, ekipi mjekësor i urgjencës ka tentuar reanimimin, por pa rezultat, raporton sot Vijesti.
Rasti është vënë në dijeni të Prokurorisë së Lartë të Shtetit në Podgoricë, e cila ka urdhëruar kryerjen e obduksionit të trupit.
Sipas Vijestit, djali ka shkuar në plazh me vëllain dhe nusen e tij, por asnjë nuk e ka vënë re se ai po mbytej.
Viktima është nxjerrë në breg nga një turist nga Kosova./21Media

Back to top button