Tragjedia në Kroaci, Szunyog ngushëllon popullin e Kosovës

 
Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, ambasadori Tomas Szunyog, ka shprehur ngushëllimet e tij për familjarët e viktimave nga aksidenti i sotëm në Kroaci, ku dhjetë persona kanë humbur jetën dhe mbi 40 të tjerë janë lënduar.
“Sot është një ditë tragjike për Kosovën pas aksidentit të autobusit në Kroaci. U uroj të lënduarve shërim të shpejtë dhe u shpreh ngushëllimet e mia më të ndjera familjeve të viktimave”, ka thënë Szunyog.
Aksidenti ka ndodhur afër Slavonski Brodit në Kroaci, ndërkohë që presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka shpallur të hënën ditë zie.

Back to top button