Traileri i filmit “Don’t Breathe 2”
Filmi triller i vitit 2016, “Evil Dead”, i regjisorit Fede Álvarez, arriti sukses të madh në box office, duke fituar kështu mbi 157 milionë dollarë amerikan, ndërkohë që u realizua me një buxhet prej më pak se 10 milionë dollarësh.
Vënia përballë e personazhit të verbër Stephen Lang me tre plaçkitës të Detrotit, ka nxitur vërtetë ngritjen e pulseve tek fansat e tij. Tani pas kaq vitesh realizimi të filmit të parë, u lansua edhe traileri i filmit të dytë vazhdimësi, “Don’t Breathe 2”.
Regjinë e tij e ka bërë Rodo Sayagues, ndërsa skenarin e bashkëshkroi me Álvarez.
Në prodhimin Evil Dead bashkëpunoi edhe Sam Raimi.
Në sinopsisin e filmit “In Don’t Breathe 2”, shkruan se Njeriu i Verbër është fshehur me vite në një kabinë të izoluar dhe atje ka rritur një vajzë të mbijetuar nga zjarri i një shtëpie.
Akori Stephen Lang reprizoi sërish rolin e Norman Nordstrom, të njohur si Njeriu i Verbër. Aktorët tjerë të angazhuar në film nuk janë bërë të ditur.
Lang në një intervistë për “The Hollywood Reporter” ka thënë se filmi “Don’t Breathe 2” ka lidhje me filmin e parë, megjithatë ka elemente të tija. Vazhdimësia e tij tashmë është vlerësuar në kategorinë R për imazhe dhe gjuhë të frikshme, që ngrisin gjakrat.
Filmi “Don’t Breathe 2” do të shfaqet në kinema nga data 13 gusht 2021./21Media