Traileri i realiti shout “The Family Stallone”

Aktori i mirënjohur Sylvester Stallone po bëhet gati për debutim me një realiti shou televiziv.

Paramount+ ku do të lansohet ky projekt, ka bërë të ditur se 76 vjeçari Stallone dhe familja e tij do të jenë pjesë e realiti shout “The Family Stallone” që do të shfaqet premierë muajin e ardhshëm.

Në këtë shou, ai do të paraqitet me gruan e tij Jennifer Flavin dhe tri bijat: Sophian,  Sistine dhe Scarlet.

Stallone lajmin për këtë shou e bëri të ditur në shkurt të këtij viti. Ai për të ka thënë se e konsideron si një film të fundit por që realizohet në shtëpi.

Për Stallonen, familja është shumë me rëndësi në jetë. Sipas tij, njeriu nuk është gjithmonë në këtë botë, andaj realizimi i një shou si ky ia vlen të realizohet për ta.

Ai ka treguar se ka pasur raste kur në rend të parë para familjes ka vënë punën, por ky është gabim trashanik, gjë që më nuk do të ndodhë në jetën e tij.

Veç tri vajzave, Stallone ka edhe një djalë 44 vjeç, me ish gruan Sashen. Ata kanë pasur edhe një djalë, por ai ka vdekur në vitin 2012 si pasojë e problemeve me zemër.

Reality shou “The Family Stallone” do të shfaqet premierë më 17 maj 2023./21Media

Back to top button