Transportonte në mënyrë ilegale 24 krerë desh, parandalohet kontrabandimi i tyre

Policia e Kosovës, sot në fshatin Glloboçic të Kaçanikut ndaloi një kombi VW me targa kosovare, të cilin e drejtonte i dyshuari kosovar (B.K), 1969 dhe gjatë kontrollit u vërejt se i dyshuari në automjetin e tij, kishte ngarkuar 24 krerë desh për të cilët nuk posedonte kurrfarë dokumenti përkatës.
Sipas policisë, kafshët dyshohet të jenë futur në territorin e Republikës së Kosovës përmes rrugëve ilegale nga Republika e Maqedonisë së Veriut.
“Për rastin në fjalë janë njoftuar inspektorët e AUV-it dhe prokurori kujdestar, ku me urdhër të prokurorit iniciohet rasti kontrabandim me mallra-kafshë, të cilat konfiskohen dhe i dorëzohen doganës së Kosovës, ndërsa rasti shkon në procedurë të rregullt.”, informoi Policia./21Media

Back to top button