Tre shtetas maqedonas kanë humbur jetën në një aksident në Itali

Tre shtetas maqedonas dhe një italian kanë humbur jetën mbrëmë në një aksident trafiku në Nice Monferrato, në provincën italiane të Asti-t, raporton media italiane “La Voce di Asti”.

Sipas mediave, aksidenti ka ndodhur kur automjeti në të cilin ndodheshin tre shtetasit maqedonas, të moshës rreth 30 vjeç, është përplasur me një veturë në të cilën udhëtonte 23-vjeçari italian nga qyteti Asti në veriperëndim të Italisë.

Po vijojnë hetimet për ndriçimin e shkaqeve të aksidentit, ndërsa efektivët e policisë rrugore kanë kryer këqyrjen në vendngjarje.

Burime nga policia në Asti thanë për mediat se për momentin nuk kanë detaje për aksidentin rrugor, por se “vetëm e dinë me siguri” se ka qenë përplasje kokë me kokë./TV21

Back to top button