Bie ashensori i një ndërtese në lagjen “Kalabria”, lëndohen tre persona

Një ashensor i një ndërtese në lagjen “Kalabria” të kryeqytetit ka rënë, si pasojë e kësaj janë lënduar tre persona.

Lajmin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Dje rreth orës 19:00 kemi pranuar informatën për një incident (rënie e ashensorit) në lagjen Emshir në Prishtinë, saktësisht në një ndërtesë në rrugën “Hysni Gashi” ku janë lënduar 3 nga 9-të personat të cilët ishin në një ashensor”, ka thënë Ahmeti.

Personat e lënduar janë dërguar për tretman mjekësor, ndërkohë që policia në koordinim me prokurorinë dhe institucionet kompetente po merren me rastin./21Media

Back to top button