Kaloni te përmbajtja kryesore

Tre të lënduar nga një aksident në rrugën Mitrovicë – Prishtinë

Tre persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ndodhi sot rreth orës 19:00.

Këtë për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar, zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

Zahiti tha se aksidenti ka ndodhur në segmentin rrugor Mitrovicë – Prishtinë, konkretisht në fshatin Shupkovc.

“Aksident trafiku me lëndime, shkaktuar rreth orës 19:00 në rrugën nacionale Mitrovicë-Prishtinë, ne segmentin rrugorë në fshatin Shupkovc. Në aksident janë përfshirë dy vetura, ku përveç dëmeve materiale lëndime kanë pësuar tre persona”, tha Zahiti. /21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button