Ambasadori gjerman: Të ndalet menjëherë dhuna ndaj EULEX-it dhe Policisë

Ambasadori gjerman, Jorn Rohde ka thënë se “dhuna kundër EULEX-it dhe ofruesve të tjerë të sigurisë duhet të ndalet”.
Ky reagim i Rohde vjen pas sulmeve të mbrëmshme ndaj patrullës së EULEX-it në veri të vendit dhe ndaj Policisë së Kosovës.
“EULEX-i kontribuon në ofrimin e sigurisë për të gjithë qytetarët. Dhuna kundër EULEX-it dhe ofruesve të tjerë të sigurisë duhet të ndalet menjëherë”, ka shkruar Rohde.
#EULEX contributes to providing safety and security to all citizens. Violence against EULEX and other security providers needs to stop now. https://t.co/zJ15eNR2Xm
— Ambassador Jörn Rohde (@GermanAmbKOS) December 11, 2022
EULEX-i ka konfirmuar se një patrullë e tyre është sulmuar në veri të Mitrovicës./21Media