Tre zyrtarë policorë të suspenduar për keqpërdorim të detyrës zyrtare

Inspektorati Policor (IPK) i ka rekomanduar Policisë së Kosovës suspendimin e tre zyrtarëve policorë. Në mesin e tyre janë një kapiten, një rreshter dhe një zyrtar policor. Ata dyshohense kanë  kryer veprën penale: keqpërdorim i pozitës zyrtare.
Siç shqarohet në njoftim, Inspektorati është njoftuar se më 15.04.2022, zyrtarët policorë të NRTRR-Ferizaj e kanë ndaluar një qytetar për vozitje të shpejtë (104 km/h në zonën ku kufizimi i shpejtësisë ishte 50 km/h). Atij i është shqiptuar tiketa në vlerë 500 euro dhe një vit ndalesë të drejtimit të mjetit motorik dhe pesë pikë negative. Ndërsa katër ditë pas shqiptimit të tiketës është anuluar tiketa e parë dhe i është kthyer patentë shoferi qytetarit. Ndërsa, i është shqiptuar tiketë e re vëllait të qytetarit për vozitje pa patentë shofer. Kështu duke e anashkaluar plotësisht Komisionin për Vendosje si autoritet i vetëm për anulimin ose jo të tiketave në trafikun rrugor.
Me këtë rast dyshimet e hetuesve të IPK-së janë se nga zyrtarët policorë, tashmë të suspenduar, është manipuluar tiketa dhe rasti./21Media

Back to top button