Lirohet nga detyra një zëvendësministër i MKRS-së
Sejnur Veshall është liruar nga pozita zëvendësministrit të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit.
Përmes Facebook-ut, Veshall shkoi se ai është liruar nga pozita nga Kryeministri i vendit, Albin Kurit.
“U lirova nga posti i zëvendësministrit! Me kërkesën e partisë e cila më ka propozuar, Kryeministri Kurti më ka liruar nga pozita e zëvendësministrit. Unë kam punuar, asgjë më teper. Unë u faktorizova si rom në qeveri, asgjë tepër dhe sot po lirona vetëm për cështje personale. Kam punuar me mund e përkushtim, vetëm ti proklamoj afinitetet e pjestarëve të komunitetit, dhe e bëra”, ka thënë Veshall.
“Tu bë e padrejtë tha Kryeministri. Ju falemnderit të gjithëve për bashkëpunimet, i falenderoj të gjithë anëtarët e kabinetit të qeverisë për bashkëpunimin dhe konsideratën”, shkroi ai./21Media