Tregjet e Shkupit përplot, besimtarët po përgatitet për festën e Bajramit

Tregtarët thonë se më të kërkuara janë arrat, kadaifi dhe ëmbëlsira që shpërndahen nesër për festë

Qeset të mbushura përplot, ca me ushqime e ca me sheqerka. Kështu dukej tregu i Bit Pazari një ditë para festës së Fitër Bajramit.

Një numër i madh i qytetarëve kishin dalë në tregun e Bit pazarit në Shkup për tu parapërgatitur për festën e Fitër Bajramit..

Ata thonë se tradicionalisht një ditë para kësaj feste, dalin në treg dhe blenë ushqimet dhe gjësendet e nevojshme Tregtarët thonë se më të kërkuara janë arrat, kadaifi dhe ëmbëlsira që shpërndahen nesër për festë, ndërsa për çmimet thonë se nuk kanë ndryshuar.

“Arra më së shumti kam shitur dhe çokollata, të tjerat i kemi më standard. Jo çmimi është i njëjte vetëm te arrat po.”

“Çmimet e specit janë 33 denar 1 kg, 3 kg është 100 denar. Jo çmimet gjatë festave nuk ndryshojnë dhe çmimet janë sipas kohës”, tha një shitës.

Qytetarët thonë se çmimet nuk janë të larta, mirëpo disa prej tyre fajsojnë shtetin se as për këto çmime nuk kanë para për të blerë.

“Dola të marr domate dhe perime. Çmimet janë real, por papunësia e madhe i bënë këto punë, shteti është fajtor, kur nuk ki pare ske me blerë. Nuk është shtirjet 10 denar trangujt , domatet 40 denar.

“Nesër kemi festë fetare edhe përgatitjet për shtëpi i marrim sot po përgatitemi. Sot do të marr ushqime , pemë e perime. Çmimet janë të njëjta edhe sikur ditë tjera nuk ka ndryshime”, u shprehën disa qytetarë.

Festa e Bajramit festohet me vizita të miqve dhe familjarëve dhe tryeza duhet të jetë më festive se në ditët e zakonshme, ndërsa simbol i kësaj feste është Bakllava.

Back to top button