“Trëndafil”, albumi i Bardhit

 
Reperi Bardhyl Idrizi, i njohur për publikun si Bardhi, ka finalizuar albumin që mban titullin “Trëndafil”.
Ky album do të lansohet më nëntë nëntor, kështu ka njoftuar reperi në rrjetet sociale.
Bardhi ka falënderuar të gjithë bashkëpunëtorët që e ndihmuan në realizimin e albumit, ndërsa ka thënë se fansat janë ata që e motivuan për këtë album.
“9 nëntor. Data e lansimit të albumit “Trandafil”. Faleminderit pafundësisht ekipit për punën e palodhshme dhe me energjinë ma t’mirë t’mundshme. Pa këta njerëz nuk kishim mundur me e realizuar këtë album, e ju njerëz të dashur jeni ata që na keni motivu, e në fund shpresojmë që ka me ju pëlqy”, ka shkruar Bardhi në Instagram, teksa ka etiketuar edhe bashkëpunëtorët.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by BARDHI (@bardhylidrizi)


Gjithashtu, Bardhi ka ndarë me ndjekësit e tij, një pjesë të projektit të ri që po e sjellë në bashkëpunim me reperin Ledri Vula. “Copë copë”, titullohet kjo këngë që do të publikuar më tre nëntor në ora 15:00./21Media

 

View this post on Instagram

 

A post shared by BARDHI (@bardhylidrizi)

Back to top button