Treni godet një veturë në Prishtinë
Një aksident trafiku ndërmjet një treni dhe një veture ka ndodhur sot, rreth orës 07:30 në rrugën “Dervish Qollaku” në Prishtinë.
Si pasojë e aksidentit një person ka pësuar lëndime trupore.
Rastin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
RTV21 ka sigurar pamje të aksidentit ku shihet se treni ka goditur një veturë e tipit “Golf2”.
Policia ka bërë të ditur se rastin po e heton njësiti i trafikut rrugor./21Media