Kosova mposht Letoninë, vazhdon në finale të “Women’s Cup Sofia 2023”

Kombëtarja e Kosovës në konkurrencën e femrave ka siguruar biletën drejt finales së turneut ndërkombëtar “Women’s Cup Sofia 2023” që po zhvillohet në Bullgari.

Vashat kosovare e mposhtën Letoninë me rezultat të ngushtë 1:0, ku golin e vetëm të ndeshjes e shënoi Donjeta Halilaj në minutën e 27’.

Tani, “Dardanet” vazhdojnë në finale të këtij turneu, ku atje i pret Kombëtarja e Bullgarisë, e cila e mposhti sot Lituaninë 3:0.

Finalja kundër Bullgarië luhet më 10 prill, ndërsa ky turne i shërben trajneres, Anneli Anderson për ta përgatitur skuadrën sa më për ndeshjet e ardhshme kualifikuese për Kampionatin Evropian 2025, që nisin në vjeshtë.

Rezultati final, 1:0 në favor të vashave kosovare.

Back to top button