Tri shtetet e “Ballkanit të Hapur” mund ta bojkotojnë Samitin e BE-së

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka njoftuar se sot në mëngjes ka biseduar përmes videolidhjes me kryeministrin e Republikës së Shqipërisë, Edi Rama dhe kryeministrin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski.
Vuçiq tha se është duke u konsultuar me anëtarët e Qeverisë dhe bashkëpunëtorët e tij më të afërt për vendimin nëse do të shkojnë apo jo në Bruksel në samitin e BE-së.
Të enjten do të mbahet Samiti i BE-së dhe Ballkanit Perëndimor.
Për më tepër, përfaqësuesit e Maqedonisë po mendojnë të mos shkojnë për shkak të trajtimit të BE-së ndaj tyre.
B92 raporton se Vuçiq dhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama duan të solidarizohen, ndaj vendimin do ta shpallin nesër.
Para vendimit përfundimtar Vuçiq, Rama dhe kryeministri maqedonas Dimitri Kovaçevski do të bisedojnë edhe një herë për të rënë dakord.
Vuçiq ka deklaruar në Instagram, se tre liderët janë pajtuar që pas konsultimeve me qeveritë dhe këshilltarët e tyre, nesër në mesditë ta shpallin vendimin nëse do të marrin pjesë në këtë
“Unë fola me @ediramaal dhe @dimitar.kovachevski këtë mëngjes për samitin e ardhshëm BE-Ballkani Perëndimor në Bruksel. Ne ramë dakord që, pas konsultimeve me qeveritë dhe këshilltarët tanë, do ta shpallim vendimin nesër në mesditë nëse do të marrim pjesë në këtë tubim. Gjithashtu shkëmbyem mendime mbi hapat e ardhshëm të nismës sonë “Ballkani i Hapur”, ka shkruar Vuçiq në Instagram, duke postuar një foto nga biseda./21Media

Back to top button