Tri vajza në Vushtrri gjejnë një kuletë me para, e dorëzojnë në polici

Sot në Stacionin Policor në Vushtrri është dorëzuar një kuletë të cilin e kishin gjetur në rrugë tri vajza.

Policia ka njoftuar se në kuletë kishte dokumente personale, kartela bankare dhe një shumë të parave.

Policia informoi se ka ftuar në stacion pronarin e kuletës dhe sipas procedurave i njëjti ka pranuar portofolin, paratë dhe dokumentet.

“Drejtoria Rajonale e Policisë në Mitrovicën e Jugut, duke çmuar këtë gjest human, falënderon tri vajzat dhe të gjithë qytetarët për bashkëpunimin e vazhdueshëm me Policinë e Kosovës”, thuhet në njoftim të policisë./21Media

Back to top button