Krasniqi takohet me deputetët austriakë, diskutojnë për bashkëpunim bilateral

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka pritur sot në selinë e partisë delegacionin e Grupit Parlamentar të Miqësisë mes Austrisë dhe Kosovës, të udhëhequr nga deputetja Carmen Jeitler-Cincelli.

Krasniqi tha se në takim u diskutua për raportet e shkëlqyeshme mes dy vendeve dhe mundësitë e thellimit të bashkëpunimit bilateral.

“Në takim me deputetët austriakë theksova se populli i Kosovës është mirënjohës për ndihmën dhe mbështetjen e dhënë nga Austria ndër vite, në fusha të ndryshme”, shkroi Krasniqi në Facebook.

“PDK mbetet e përkushtuar në kultivimin e raporteve të mira me miqtë dhe aleatët tanë  ndërkombëtarë, në funksion të arritjes së qëllimeve tona shtetërore”, shtoi i pari i PDK-së. /21Media

Back to top button