Kurti në 3-vjetorin e arrestimit të ish-krerëve të UÇK-së: Po peshojnë rëndë gabimet e pushteteve të shkuara

(Lajm i përditësuar)


Në trevjetorin e ngritjes së aktakuzës ndaj ish-eprorëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nga Gjykata Speciale në Hagë, kryeministri Albin Kurti ka akuzuar pushtetet e kaluara për gabime të cilat sipas tij, sot po peshojnë dhe po dëmtojnë.

Në mbledhjen e VV-së të mbajtur të dielën, Kurti ka thënë se bindja se UÇK-ja është e drejtë dhe e pasur, as sot nuk ndryshojnë.

Ai e ka përmendur bashkëpartiakun e tij, Rexhep Selimin, duke e cilësuar si 10-shin e UÇK-së.

“Të gjithë bashkë të bëjmë më shumë e të shkojmë te nota 10, të shkojmë te 10-a, asgjë më pak se shkëlqyeshëm nuk mund të jetë synimi ynë. Meqë ra fjala për 10-shën, para se të flasë për të arriturat, rezultatet dhe sukseset e qeverisjes sonë dëshiroj të kujtoj me mall mikun dhe bashkëveprimtarin tonë, luftëtarin e lirisë, 10-shin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Rexhep Selimi. Rexhep Selimi tash e tre vjet po vuan në burgun e Hagës. Deputeti i ynë qysh në 2010-n, kur edhe së pari vendosi të marrë pjesë në zgjedhje, gjithmonë fitimtar, gjithmonë çlirimtar. Mezi presim të na kthehet. Mbetemi të patundur në bindjen se Ushtria Çlirimtare e drejtë është edhe e pasur, prandaj i kemi kundërshtuar gjykimet e padrejta atëherë kur vendosej për to, por ja që gabimet e pushteteve të shkuara ende peshojnë dhe ende dëmtojnë”, ka thënë Kurti.


Tri vjet nga publikimi i aktakuzës ndaj Thaçit, Veselit, Selimit e Krasniqit

Dhomat e Specializuara në Hagë më 5 nëntor 2020 bëjnë publike aktakuzën kundër ish-krerëve të UÇK-së Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.

Vepra e pretenduara ndaj tire kanë të bëjnë “me krime lufte, ndalimit të ligjshëm ose arbitrar të mizorit, torturës dhe vrasjeve të paligjshme dhe krimeve kundër njerëzve të burgosjes, akteve të tjera çnjerëzore, torturës, vrasjeve të paligjshme, zhdukjes së forcave të veprimit. dhe përndjekjes”, të cilat sipas Dhomave të Specializuara, janë kryer midis marsit 1998 dhe shtatorit të vitit 1999.

Të pandehurit, thuhet tutje në aktakuzë “si eprorë, janë për krimet e kryera nga vartësia e tyre. Ata dinin ose dinin arsyet se krimet e kryera në këtë aktakuzë, do të kryheshin ose ishin kryer nga vartësit e tyre dhe dështuan që të dëmtojnë krimet e duhura të parandalonin krimet e tilla ose të lënduarit kryerjen e krimeve”.

Po më 5 nëntor 2020, Thaçi, Veseli dhe Selimi u transferuan në qendrat e paraburgimit të Dhomave të Specializuara me seli në Hagë, ndërsa Krasniqi u transferua një ditë më parë, më 4 nëntor. Ndërsa procesi gjyqësor ndaj Thaçit dhe të tjerëve nisi më 3 prill 2023.

Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi para trupit gjykues u deklaruan të pafajshëm për të gjitha pikat e aktakuzës, me atë që kam ngarkuar Zyra e Prokurorit të Specializuar që ka lidhje me krimin lufte.

Back to top button