Trupat ruse largohen nga Lyman për të shmangur rrethimin

Forcat ukrainase kanë hyrë sot në qytetin e rëndësishëm strategjik të Lymanit, njoftoi në Twitter Anton Gerashchenko, këshilltar i ministrit të Jashtëm të Ukrainës.

Rreth 5000 trupa ruse mendohet se kanë qenë atje përpara se të rrethoheshin nga trupat ukrainase mëngjesin e së shtunës.

Në fillim të majit, trupat ruse pushtuan Lymanin, i cili para luftës kishte 20 mijë banorë.
Një qendër kryesore hekurudhore, Lyman, është e rëndësishme që forcat ukrainase të vazhdojnë të përparojnë më tej në lindje pa humbur vrullin përpara dimrit./21Media
Back to top button