Turku me imigrantë nga Bangladeshi ia mësyen Kosovës

Arrestohet i dyshuari

Policia e Kosovës ka arrestuar një shtetas turk për kontrabandim me imigrantë dje në Hani të Elezit.

Gjatë kontrollimit të kamionit të të dyshuarit janë gjetur shtatë persona nga Bangladeshi, të cilët dyshohet se ishin të kontrabanduar.

Sipas policisë i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje./21Media

Back to top button