U arrestua shqiptari që ishte i kërkuar në Greqi për përdhunim

Një 45 vjeçar, i cili ishte i kërkuar në Greqi për përdhunim, është arrestuar dje në Vlorë.
Policia ka informuar se duke pasur parasysh që shtetasi ka shprehur dëshirën e tij për t’u dorëzuar te Policia greke, në orët e para të mëngjesit të sotëm, Policia shqiptare e ka dorëzuar atë në pikën e kalimit kufitar-Kakavijë.
“Policia e Shtetit, menjëherë pas shkëmbimit të informacioneve me homologët grekë, për një shtetas shqiptar që kishte përdhunuar një shtetase dhe kishte tentuar të përdhunonte një shtetase tjetër, organizoi strukturat operacionale për të ushtruar kontrolle të imtësishme në territorin ku dyshohej se fshihej 45-vjeçari. Pas kërkimeve të pandërprera, në orët e vona të mbrëmjes së djeshme, strukturat operacionale të Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë bënë të mundur kapjen e shtetasit Spartak Dyrmishi, 45 vjeç, banues në Vlorë.”, ka informuar Policia./21Media

Back to top button