U arrestuan dy të dyshuar për “Fajde”

 

Dy të dyshuar kosovarë, I.I 1968 dhe B.K 1969, sot janë arrestuar për veprën penale “Fajde” në Gjilan.

“Dyshohet se I.I. i kishte dhënë  30,000.00 (tridhjetë mijë) €, një qytetari me marrëveshje që do t’i ktheheshin 39,000.00 (tridhjetë e nëntë mijë) €. Po ashtu, dyshohet se B.K. i kishte dhënë  56,000.00 (pesëdhjetë e gjashtë mijë) €, një qytetari me marrëveshje që do t’i ktheheshin 70,000.00 (shtatëdhjetë  mijë) €. Pra, siç shihet shuma e fitimit (interesi, kamata) ishte jo-proporcionale (30%) në të dy rastet.”, informoi policia.

Siç njoftoi policia,  pas marrjes në pyetje të të dyshuarve në prezencë të avokatëve mbrojtës, me akt-vendim të prokurorit të lëndës, që të dy dërgohen në mbajtje për 48 orë./21Media

Back to top button