U festua dita botërore e pingpongut

 Të pranishëm në këtë aktivitet ishin mbi 800 persona të moshave të ndryshme
Sot, në sheshin “Skenderbeu” në Prishtinë, federata e pingpongut organizoi ditën botërore të pingpongut duke ofruar për komunitetin një aktivitet më ndryshe. Sivjet është viti i dytë që fppk organizon këtë aktivitet, e që sivjet në botë janë 83 shtete që kanë regjistruar organizimin e kësaj dite.
Që nga ora 9 e mëngjesit filloi aktiviteti me vendosje të tavolinave dhe rregullimin e arenës, pastaj komuniteti ishte i mirëpritur nga muzika dhe ngjarjet që ishin paraparë nga organizatorët. Në fytyrat e pjesëmarrësve vërehej lumturi. Pingpongistët më të mirë të Kosovës dhanë kontributin e tyre duke ju shpjeguar më të rinjve se si luhet pingpong.
Aktiviteti i paraparë të zgjatë deri në 19, përfundoi më herët për shkak të kushteve atmosferike, mirëpo aktiviteti u prit mjaft mirë nga të gjithë.
Të pranishëm në këtë aktivitet ishin mbi 800 persona të moshave të ndryshme, duke filluar nga parashkollorët e deri të pensionistët./21Media
Back to top button