U kap 29 vjeçari që ishte në kërkim kombëtar

Policia e Shtetit Shqiptar sot ka informuar se ka ndaluar shtetasin E. C., 29 vjeç, banues në Spiten, Lezhë.
“Ky shtetas ishte shpallur në kërkim kombëtar, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, kryer në bashkëpunim, pasi dyshohet se në bashkëpunim me shtetasit L. L., Y. D., dhe F. B., të arrestuar më parë nga shërbimet e Policisë në DVP Vlorë, më datë 09.10.2021, gjatë operacionit të koduar “Transportuesi”, ushtronin aktivitetin e paligjshëm të transportimit të lëndëve narkotike, me synimin për ta trafikuar jashtë vendit, nëpërmjet kufirit të gjelbër, në zonën e Konispolit.”, ka informuar policia.
Veprimet e mëtejshme janë kryer nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë në Sarandë./21Media

Back to top button