U lansua traileri i filmit të ri “Slumberland”

Aktori Jason Momoa i zbaton rregullat në botën e magjive, në filmin e ri të pagëzuar “Slumberland”, trailerin e të cilit e lansoi Netflix.
Ky film është adaptim nga stripi klasik me emrin “Little Nemo in Slumberland”.
Në film paraqitet një vajzë me emrin Nema, e cila zbulon një hartë sekrete për në botën e ëndrrave, të Slumberland.
Atje, ajo takohet me personazhin Flip. Me të, ajo rrugëton nëpër ëndrra dhe ankthe, me shpresën se do të sheh babain e saj.
Rolin e vajzës Nema e luan Marlow Barkley. Momoa luan përkrah saj, si Flip.
Traileri i “Slumberland” fillon me Momoan në rolin e Flip-it, dhe vajzën Nema të cilët futen në botën e magjive.
Regjinë e këtij filmi e ka bërë Francis Lawrence.
“Slumberland” do të lansohet me 18 nëntor 2022./21Media

Back to top button