U miratua Ligji për Efiçiencë të Energjisë

Me 6 vota për, dhe 2 abstenime u votua ky ligj

Sot është miratuar Ligji për Efiçiencë të Energjisë, i cili përcakton kornizën ligjore të domosdoshme për promovimin dhe përmirësimin e efiçiencës së energjisë në Republikën e Kosovës.

Këtë e ka bërë të ditur, deputeti nga radhët e PSD-së, Dardan Sejdiu i cili përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook tregoi se me 6 vota për dhe 2 abstenime u votua ky ligj.

Sipas Sejdiut, miratimi i këtij ligji pasohet me themelimin e Fondit për Efiçiencë të Energjisë, që do të mbushet me mjete nga donatorët.

Sipas Sejdiut, themelimi i Fondit ndihmon të sigurohen mjete që do të përdoren për renovimin fillimisht të ndërtesave publike si spitale, shkolla e kopshte femijësh por edhe për projekte të tjera të ngjashme./21Media

 

Back to top button