Kaloni te përmbajtja kryesore

U miratua në parim projektligji për Dialogun

Pas disa orësh debat kaloi në parim projektligji për Dialogun

Ka kaluar në parim Projektligjit për detyrat, përgjegjësitë dhe kompetencat e Delegacionit Shtetërorë të Republikës së Kosovës në procesin e dialogut me Republikën e Serbisë.

Projektligji ka kaluar me 61 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim.

Para votimit është zhvilluar një debat i ashpër mes pozitës dhe opozitës ndërsa më të zëshmit kanë qenë deputetët e PSD-së dhe ata të VV-së, të cilët kanë pasur akuza dhe kundërakuza të shumta mes vete.

Ndërsa deputetja e Vetëvendosjes Albulena Haxhiu ka paralajmëruar se do ta dërgojnë në Gjykatë Kushtetuese këtë Projektligj.

Haxhiu ka paralajmëruar se do ta dërgojnë në Gjykatë Kushtetuese këtë Projektligj.

Sot Kuvendi i Kosovës ka miratuar edhe Ligjin për Pagat në sektorin publik./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button