Kaloni te përmbajtja kryesore

U nisën për në Austri të lënduarit nga shpërthimi në Ferizaj

 

Dy të lënduarit nga shpërthimi që ka ndodhur të martën në Ferizaj, u nisën për trajtim të mëtutjeshëm në Austri.

Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Armend Zemaj pas nisjes së tyre nga Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës, u shpreh falënderues ndaj shtetit austriak për ndihmën e dhënë në trajtimin e tyre.

Ai tha se gjendja e të lënduarve është relativisht stabile, por që ka nevojë për trajtim.

Ndërsa ambasadori austriak i cili po ashtu ishte prezent në përcjelljen e dy pacientëve në Austri, u shpreh i lumtur që shteti i tij ka mundur tu dalë në ndihmë të lënduarave./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button