Vërshimet e çmontojnë asfaltin

 

Reshjet e shiut  ditëve të fundit në Kosovë shkaktuan vërshime në qytete të ndryshme.

Vërshmet përveç që shkaktuan dëme materiale në shtëpitë private e po ashtu edhe ndotën ujin e pijshëm , nga dëmtimet nuk shpëtuan as rrugët e asfalltuara.

Rruga Rud-Sferkë është dëmtuar dhe është tërësisht e pakalueshme ku në foto shihet se asfalti është shkatërruar.

Lidhur me këtë Komuna e Malishevës u ka bërë apel qytetarëve që të evitojnë udhëtimin nëpër ato rrugë.

“Luten të gjithë ata që mendojnë të kalojnë nëpër atë rrugë, të mos udhëtojnë në atë pjesë, por të shfrytëzojnë rrugët tjera.”, thuhet në njoftimin e komunës./21Media

 

Back to top button