U përjashtua nga lista zgjedhore, Labinotë Demi Murtezi e quan vendim politik

 

Në mesin e kandidatëve për deputetë që nuk janë certifikuar është edhe Labinotë Murtezi nga Lëvizja Vetëvendosje.

Ajo moslejimin e kandidimit të saj e ka cilësuar si politik dhe të padrejtë.

“Njëjtë dhe kolegët, për raste e në kontekste të tjera po penalizohen arbitrarisht e me motive plotësisht politike. Shpresoj që së paku Gjykata Supreme ta trajtojë me profesionalizëm ankesën që do ta dorëzojmë.”, ka thënë Demi Murtezi.

Demi Murtezi ka treguar arsyen pse ajo është ballafaquar me ligjin.

“Shkaku i një aksidenti në trafik më 5 nëntor 2015, që cilësohet si rast me pasoja të lehta, e që si lëndë u ekzekutua më 20 dhjetor 2017, e pastaj hyri në fuqi më 31 janar 2018, edhe sot po vazhdon të kontestohet kandidatura ime për deputete në listën e Lëvizjes VETËVENDOSJE!. “, ka bërë të ditur Labinotë Demi Murtezi.

Lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti sipas vendimit të Panelit Zgjedhor i Ankesave dhe Parashtresave ka mbetur jashtë listës zgjedhore. Jashtë kësaj liste së kandidatëve për deputetë ka mbetur edhe Albulena Haxhiu, Liburn Aliu, Bajram Mavriqi dhe Labinotë Demi Murtezi./21Media

Back to top button