Anita flet për raportimet se u sulmua fizikisht nga Ramush Haradinaj

 

 

Bashkëshortja e kryetarit të AAK-së Ramush Haradinaj, Anita Haradinaj është deklaruar rreth lajmeve se ndaj saj është ushtruar dhunë fizike nga bashkëshorti.

Anita i mohoi këto lajme teksa tha që nuk e arsyeton asnjë lloj dhune.

Sipas saj, dhuna është një gjë shumë banale.

“Jo nuk ka ndodhur asnjëherë. Nuk dua as me dikutu sepse është një gjë shumë banale. Ne e kemi një vetëdije më të lartë dhe intelekt më të lartë sesa aty. Unë nuk kam asnjëlloj respekti për çdo lloj dhune dhe as nuk justifikohet”, tha thënë ajo.

Sipas saj këto sulme po vinë nga ata persona që nuk po e duan Haradinajn në krye të shtetit, pasi që sipas tij këto fjalë filluan pikërisht pas shpalljes së kandidaturës së Ramush Haradinajt për president.

Në një intervistë televizive, Anita ka treguar arsyet se pse bashkëshorti i saj duhet të jetë president i Kosovës.

“Se është më i miri. Unë mendoj që nuk s’duhej të ekzistojë kjo si pyetje sepse Ramushi e ka dëshmuar se pse duhet të jetë president ose pse ka qenë kryeministër. Në gjithë këtë periudhën e pasluftës, luftës dhe paraluftës si individ dhe si Ramush ka marrë pjesë në të gjitha proceset shtet formuese të Kosovë dhe në të gjitha këto procese nuk ka diçka që ka bërë gabim. Nëse flasim për luftën e ka bërë mirë, nëse flasim për kryeministër ka bërë punë të mirë në të dy mandatet. Ramushi nuk flet në ajër dhe pretendimet e tij nuk është se u zgjua në një ditë të bukur dhe ka thënë po bëhem president”, ka thënë ajo.

 

Back to top button