U promovua libri “Dy lulet e mia” i autores Shqipe Isufi

“Dy lulet e mia” është libri i parë autores Shqipe Isufi i cili u promovua në ambientet e Bibliotekës Ndërajonale “Fan S. Noli” në Gjilan
Kjo vepër e poetes e cila jeton dhe vepron në Zvicër, është e ndarë në katër cikle, në të cilat janë prezantuar 39 poezi.
Dr. Faik Shkodra, tha se poetja Shqipe Isufi komunikon bashkë poezitë, përdorë mjete stilistike, komunikon me të gjitha kohët, me çështjet më të rëndësishme, i këndon atdheut, nënës, babait, Gjilanit, kohës e kurbetit.
Me një vështrim për veprën “Dy lulet e mia” të autores Shqipe Isufi, është paraqitur edhe redaktori Sylejman Dërmaku, i cili tha se në këtë vepër lexuesi do të gjejë larushi poezish. Sipas tij, në vargjet e Shqipes vërehet malli për atdheun, vendlindjen e prindërit e poetja gjenë ngushëllim në vargje për të gjitha poret e jetës.
Autorja e librit Shqipe Isufi thotë se poezitë ia kushtoi vetes dhe familjes në radhë të parë dhe pastaj shumë mërgimtarëve kudo që jetojnë.
“Në vargjet e mia pasqyrohen halli dhe dilema që ka “Në vargjet e mia pasqyrohen halli dhe dilema që ka çdo shqiptar anekënd botës”, ka thënë autorja Shqipe Isufi.

Back to top button