U raportua si e zhdukur, e mitura nga Gjilani po bashkëjetonte me një 34-vjeçar

Një e mitur e cila ishte raportuar e zhdukur në Gjilan, ka deklaruar dje në Polici se ka qenë duke bashkëjetuar me një 34 vjeçar. Ajo ka thënë se në periudhën sa ajo kishte bashkëjetuar me të dyshuarin ai e kishte keqtrajtuar atë.
“Më 06.08.2022 ankuesja femër kosovare (e mitur) ka raportuar në polici se nga koha e cekur, kur nga familjarët e sajë ishte raportuar si e zhdukur, ka bashkëjetuar me një të dyshuar mashkull kosovar i moshës rreth 34 vjeç. Sipas ankueses në periudhën sa ajo kishte bashkëjetuar me të dyshuarin ai e kishte keqtrajtuar atë”, bëhet e ditur në raportin e Policisë së Kosovës.
Nuk raportohet për të arrestuar, rasti në hetime./21Media

Back to top button