U shqiptuan gjoba për ata që shkelën Ligjin kundër Duhanit

Ministria e Bujqësisë dhe Agjencia e për Ushqim dhe Veterinari dje morën aksion për inspektimin në territorin e

Kosovës lidhur me zbatimin e Ligjit për Kontrollin e Duhanit, i cili ka hyrë në fuqi 10 vjet më parë.

Ministri i Bujqësisë, Faton Peci sot njoftoi se pas këtyre inspektimeve janë shqiptuar një numër i gjobave.

“ Pas inspektimeve të ditës së djeshme në tërë territorin e Republikës së Kosovës, janë shqiptuar një numër i konsiderueshëm i gjobave; gjë e cila nuk na bën të lumtur. Mirëpo zbatimi i ligjit nuk ka alternativë. Së bashku me qytetarët si palë bashkëpunuese, le ta zbatojmë ligjin me qëllim që ta shndërrojmë Republikën tonë në një vend të jetueshëm e shtet të së drejtës. “, shkroi Peci në Facebook.

Ai po ashtu ftoi qytetarët që nëse evidentojnë raste të mos-zbatimit të Ligjit për Duhanin, t’i raportojnë në numrin 080050095 që Agjencia e Ushqimit dhe Veterinës e ka në dispozicion./21Media

Back to top button